Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej nga autoritetet amerikane nën dyshimin për përfshirje në krime kibernetike. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 19 nëntor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera policore dhe institucionet e drejtësisë. Sipas policisë, personi ishte në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhë-rarresti të lëshuar nga autoritetet amerikane. “I dyshuari iu dorëzua njësisë U.S. Marshals të SHBA-së, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e personit të ekstraduar, moshën e tij apo veprat konkrete penale për...
Burimi:
javanews.al