Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

Ndotja akustike është një problematikë që po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke u marrë qetësinë dhe duke shkaktuar pagjumësi, stres e lodhje. Për këtë shqetësim foli eksperti i ndotjes akustike, Imeldi Sokoli, i ftuar këtë të premte, më 6 nëntor, në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ndau rezultatet e matjeve të kryera në disa qytete të Shqipërisë dhe pasojat që sjell ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave. Sokoli tha se në 60% të matjeve të kryera gjatë ditës në qytetet shqiptare tejkalohet kufiri prej 55 decibel, ndërsa gjatë natës norma e lejuar është 45 decibel. “Ne matjet tona i bëjmë në çdo vit në gjashtë qytete të Shqipërisë për nëntë vite. Kemi tashmë nëntë vite që realizojmë matjet tona,...