Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gjirokastër

Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gjirokastër

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kundërshton projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë pronën private, hapin rrugën për shndërrimin e monumenteve në biznese dhe mund të pengojnë rikthimin e objekteve kulturore të trafikuara ilegalisht. Sipas saj, veçanërisht të rrezikuar janë banorët e Beratit dhe Gjirokastrës, ku një pjesë e konsiderueshme e trashëgimisë historike është pronë private. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar kundër projektligjit të ri për trashëgiminë kulturore, të hedhur në konsultim publik nga qeveria, duke e cilësuar atë si një nismë që, në vend që të forcojë mbrojtjen e pasurisë kombëtare, krijon hapësira për interesa ekonomike dhe klienteliste. Në deklaratën e saj, Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se po e trajton trashëgiminë kulturore si një...