Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet se narko-eurot janë futur në investimet strategjike, sipas saj, duke betonizuar dhe shkatërruar vendin. Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Zhupa tha se turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama. “Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore”, tha Zhupa. Deputetja demokrate shtoi më tej se për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve...