Zhupa kundër projektit pranë Muzeut Etnografik të Vlorës: Mos e ktheni në godinë me xham dhe kafene
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektin e ri pranë Muzeut Etnografik të Vlorës, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si ndërhyrjet e reja mund të ndikojnë te karakteri historik i zonës. Në një reagim të publikuar së fundmi, Zhupa është shprehur kundër shtesave, strukturave të reja prej xhami e betoni dhe ambienteve të shërbimit që shfaqen në projektin e publikuar prej saj. Sipas deputetes së PD-së, Muzeu Etnografik, i lidhur me ish-Klubin Patriotik “Labëria”, duhet të ruajë jo vetëm godinën, por edhe karakterin, përmasat, siluetën dhe marrëdhënien e saj me hapësirën historike përreth. Zhupa sjell në vëmendje edhe lidhjen e godinës me historinë e qytetit. Në këtë ndërtesë, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria”, me Ismail...
Burimi:
gijotina.com