Zhegrova shpërthen me dopietë, por e ardhmja te Juventus ende në pikëpyetje, Como nis gjuetinë
Edon Zhegrova ka dhënë sinjalin e parë të madh me fanellën e Juventusit, duke realizuar dy golat e tij të parë në Serie A. Por shpërthimi i yllit të Kosovës nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 3-2 të bardhezinjve ndaj Sassuolos. Pavarësisht disfatës, për Zhegrovën kjo ndeshje mund të shënojë një moment të rëndësishëm çlirimi. Futbollisti dardan ka qenë në qendër të kritikave gjatë javëve të fundit, ndërsa roli i tij në formacionin e Juventusit ka qenë larg të qenit i qëndrueshëm. Por pikërisht kur Zhegrova dha përgjigjen më të fortë në fushë, e ardhmja e tij në Torino mbetet e paqartë. Vendimi i trajnerit Luciano Spalletti për ta lënë jashtë listës së Europa League nuk mund të ndryshohet dhe kjo situatë mund të ndikojë...
Burimi:
ntv.al