Zhegrova ‘fluturon’ me dopietë në transfertë, por Sassuolo e ul me këmbë në tokë
Edon Zhegrova ishte protagonist absolut i një fundi të çmendur në transfertën e Juventusit ndaj Sassuolos, por dy golat e tij nuk mjaftuan për t’i dhënë pikë skuadrës bardhezi. Sulmuesi kosovar e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Zhegrova u shfaq në skenë dhe ndryshoi krejtësisht ritmin e ndeshjes. Në minutën e 82-të, ai gjeti golin e parë, duke ngushtuar diferencën dhe duke rikthyer shpresën te Juventusi.
Burimi:
ntv.al