“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim
Serie A po kalon një ndryshim në mënyrën e përdorimit të VAR-it, pas qasjes së re të Daniele Orsatos, i cili është emëruar dezenjator i arbitrave për Serie A dhe Serie B. Në dy javët e para të kampionatit nuk pati asnjë ndërhyrje të VAR-it dhe asnjë penallti të akorduar. Edhe java e tretë, duket në të njëjtën linjë. Qasja e re synon më pak ndërprerje për protesta, dëmtime dhe kontrolle të gjata në monitor. Një tjetër parim është që kontakti mes lojtarëve të mos konsiderohet automatikisht faull. Arbitrat po inkurajohen të lejojnë më shumë vazhdimësi të lojës dhe të marrin më shumë vendime në fushë. VAR-i përdoret kryesisht në raste të gabimeve të qarta, ndërsa kontrollet e heshtura vazhdojnë të jenë pjesë e procesit....
Burimi:
javanews.al