Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, katër skenarët për formimin e qeverisë së re
Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike që mund të zgjasë me javë, madje edhe muaj, pasi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nuk nxorën një fitues të qartë. Asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk arriti të sigurojë 61 mandatet e nevojshme për të formuar shumicën në parlamentin me 120 vende. Blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu, i drejtuar nga partia Likud, dhe ai i opozitës, i udhëhequr nga Gadi Eisenkot, duhet të gjejnë aleatë për të krijuar qeverinë e re. Megjithatë, ndasitë e thella politike dhe ideologjike e bëjnë këtë proces veçanërisht të vështirë. Skenari 1: Një qeveri e drejtuar nga opozita Një nga mundësitë për largimin e Netanyahut nga pushteti është krijimi i një qeverie opozitare me mbështetjen e partive arabe. Por kjo përballet me kundërshtimin...
Burimi:
javanews.al