Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael nuk japin ende një fitues të qartë. Me 57,3% të votave të numëruara, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 55 mandate, ndërsa kampi kundërshtar i tij, i udhëhequr nga Gadi Eisenkot, ka 49 mandate. Partitë arabe kanë siguruar 16 mandate. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael, asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk e ka shumicën prej 61 mandatesh, e nevojshme për të formuar qeverinë në parlamentin me 120 vende. Rezultatet mund të ndryshojnë ndërsa vijon numërimi i votave. Votat e hedhura në zarfe të dyfishta, përfshirë ato të ushtarakëve, do të numërohen në një fazë të mëvonshme. Netanyahu kërkon qeveri të djathtë, Eisenkot thotë se votuesit e kanë refuzuar Pas publikimit të...
Burimi:
javanews.al