Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit, raportoi të martën media izraelite Ynet, duke cituar burime të njohura me përmbajtjen e bisedës. Disa media, përfshirë Axios, Associated Press dhe Financial Times, kishin raportuar më herët se Netanyahu po i kërkonte Trumpit të rifillonte operacionet ushtarake kundër Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Republikanët humbën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, në votimet e 3 nëntorit. Rezultati u interpretua gjerësisht si një ndëshkim ndaj politikave të Trumpit, përfshirë luftën jopopullore me Iranin, e cila ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë. Ynet e përshkroi bisedën e fundjavës si jashtëzakonisht të...