Zgjedhjet lokale në 2027, KQZ kërkon rreth 300 punonjës shtesë

Zgjedhjet lokale në 2027, KQZ kërkon rreth 300 punonjës shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Kuvendit miratimin e një organike shtesë me rreth 300 punonjës për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në relacionin e dërguar deputetëve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, argumenton se shtimi i stafit nevojitet për përballimin e ngarkesës në teknologjinë zgjedhore, kontrollin e financimit të partive, monitorimin e përdorimit të burimeve publike, fushatën zgjedhore, si dhe edukimin dhe informimin e zgjedhësve. Pjesa më e madhe e punonjësve pritet të angazhohet pak para zgjedhjeve, me kontrata të përkohshme 1, 2 dhe 3 mujore, ndërsa një numër më i vogël do të nisë punën gjatë këtij viti. Kërkesa e KQZ-së është përcjellë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve, i cili ka nisur gjithashtu diskutimet për ndarjen e...