Zgjedhjet lokale 2027, Berisha apel opozitës: Të bashkohemi në një front të vetëm kundër diktatorit
Sali Berisha apelon për bashkim të partive opozitare për zgjedhjet lokale të 9 maj 2027. Në konferencën për shtyp të kësaj të marte, kreu i PD-së tha se vetëm një front i bashkuar mund të rrëzojë qeverinë aktuale. “Edi Rama nuk bën zgjedhje dhe cilido që beson se Edi Rama bën zgjedhje, mashtron veten e tij, por bashkimi i të gjitha forcave opozitare në qëndrimet qoftë zgjedhore, qoftë protestat, qoftë në çdo aspekt, është rruga e vetme për t’u përballur me narkodiktatorët apo diktatorët autoritare. Ne jemi të hapur. Ne do bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, me të gjitha forcat politike, me të gjitha shoqatat, me të gjithë faktorët që janë të vendosur, ose e konsiderojnë Edi Ramën të keqen...
Burimi:
kohajone.com