Zgjedhjet e 2027-ës: Zyrtarizohen tri kandidatura në garë, ja dy rivalët e Infantino për presidencën e FIFA

Zgjedhjet e 2027-ës: Zyrtarizohen tri kandidatura në garë, ja dy rivalët e Infantino për presidencën e FIFA

19 Nëntor 2026 12:55 Telesport Tri kandidaturat për postin e presidentit të FIFA-s janë konfirmuar zyrtarisht mesditën e së enjtes. Presidenti aktual Gianni Infantino, do të ketë përballë presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, dhe presidentin e Shoqatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima. Komiteti zgjedhor duhet të vendosë tani mbi pranueshmërinë e këtyre kandidaturave, ndërsa vendimi pritet të jepet deri më 18 shkurt. Zgjedhjet do të mbahen më 18 mars në Rabat (Marok), ku fituesi duhet të sigurojë shumicën e votave nga 211 federatat kombëtare që përbëjnë FIFA-n.