Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur mes partive nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja. Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, Kurti tha se marrëveshja duhet të sigurojë edhe numrat e nevojshëm për funksionalizimin e institucioneve dhe, veçanërisht, për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, për zgjedhjen e presidentit kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvend. Kurti tha se marrëveshja e deritanishme nuk duket se garanton këtë kuorum. “Për ta zgjedhur presidentin ose presidenten, na duhet që dy të tretat e deputetëve të jenë të pranishëm në Kuvend. Por marrëveshja politike duket se nuk ka qenë e mjaftueshme”, deklaroi Kurti. Ai tha se për këtë arsye duhet të sigurohet pjesëmarrja e...