Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Meidani e ka uruar Presidenten e re, ndërsa ka përshëndetur edhe ndryshimet ligjore të miratuara në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale për shtetin dhe drejtësinë. “Mbrëmë, demokracia në Kosovë pati edhe votë, edhe zë, brenda e jashtë Kuvendit. Uroj Presidenten Justina Shiroka-Pula dhe përshëndes ndryshimet ligjore, me bindjen se përgjegjësia i jep dinjitet shtetit dhe besueshmëri drejtësisë”, shkruan Meidani.