“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe
Në prezantimin e projektbuxhetit të arsimit për vitin 2027, ministrja Mirela Kumbaro pohoi nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet se të pesta programet buxhetore do të kenë një rritje të ndjeshme, ndërsa arsimi parauniversitar do të financohet me mbi 1 miliardë lekë më shumë se vitit 2026. Ajo përmendi si një prej nismave më të rëndësishme të lidhura me gjithëprfshirjen në arsim, atë të vendosjes së një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. “Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur...
Burimi:
javanews.al