Zëvendëson Silvio Gonzaton, ambasadorja e re e BE-së mbërrin në Shqipëri
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, dorëzon sot kredencialet te Presidenti Bajram Begaj. Diplomatja portugeze zëvendëson në këtë detyrë italianin Silvio Gonzato. Moreira de Sousa ka një eksperiencë të gjatë në institucionet dhe strukturat diplomatike evropiane. Përpara emërimit në Shqipëri, ajo ka drejtuar Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa më herët ka shërbyer si Ambasadore e BE-së në Kepin e Gjelbër. Karriera e saj në institucionet evropiane nisi në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ku u angazhua në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në çështjet ndërkombëtare të programit satelitor Galileo. Në vitet 2005–2006, ajo shërbeu si këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin. Më pas, deri në vitin 2014, ka qenë këshilltare e lartë e zëvendëssekretarit...
Burimi:
ntv.al