Zenga për vandalizimin e muralit të Baresit: Franco nuk preket, nuk po fyeni vetëm Milanin
28 Shtator 2026 14:34 Alfred Lleshi Një akt vandal u shënua mbrëmjen e së dielës, më 27 shtator, në Milano, ku dikush dëmtoi muralin kushtuar Franco Baresit, në pjesën e jashtme të “Casa Milan”. Fytyra e ish-kapitenit kuqezi u mbulua me bojë sprej, duke dëmtuar veprën e realizuar nga artisti Lucas.streetart. Gjesti ka shkaktuar indinjatë, vetëm pak ditë pasi u diskutua gjatë për atë që ndodhi me një tjetër ikonë të futbollit italian, Sandro Mazzola, në ndeshjen Juventus-Atalanta. Edhe legjenda e Interit, ish-portieri Walter Zenga, reagoi përmes Instagramit: “Franco Baresi ka qenë kundërshtar, shok skuadre në kombëtare, kapiten dhe mbi të gjitha një njeri që i ka dhënë dinjitet futbollit italian. Të dëmtosh imazhin e tij nuk fyen vetëm Milanin apo tifozët e tij. Fyen...
Burimi:
telesport.al