Zelensky: SHBA-të na propozojnë anëtarësimin në NATO në këmbim të dorëzimit të territoreve ukrainase
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar një nga propozimet më të ndjeshme që sipas tij, i është paraqitur Kievit nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të negociatave për përfundimin e luftës me Rusinë: lëshimin e territoreve ukrainase në këmbim të anëtarësimit në NATO. Deklarata vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mbeten në ngërç, pavarësisht kontakteve të fundit mes përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas. Sipas Corriere della Sera, Zelensky tha se propozimi parashikon tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të garancive konkrete të sigurisë, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Ndërkohë, presidenti ukrainas ka paralajmëruar se Moska po përgatitet të intensifikojë fushatën ushtarake gjatë muajve të dimrit, duke e cilësuar strategjinë e Vladimir Putinit si të rrezikshme për...
Burimi:
ntv.al