Zelensky: SHBA-të i propozuan Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky: SHBA-të i propozuan Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Negociatorët amerikanë kanë hedhur idenë që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke zbuluar një nga propozimet e diskutuara gjatë negociatave për përfundimin e luftës me Rusinë. Deklarata e Zelenskyt vjen pasi të dërguarit e SHBA-së zhvilluan takime në Moskë dhe në Dublin, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Kievi ka kërkuar prej kohësh anëtarësimin në NATO si një garanci sigurie në çdo marrëveshje paqeje, me qëllim parandalimin e agresioneve të ardhshme ruse. Nga ana tjetër, Moska e ka cilësuar të papranueshme praninë e një tjetër vendi anëtar të NATO-s në kufijtë e saj. Zelensky ka përsëritur vazhdimisht se Ukraina...