Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukrainës i duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë për nevojat ushtarake dhe se, pa mbështetje të shpejtë, rezervat e dronëve dhe raketave mund të fillojnë të pakësohen në fillim të vitit të ardhshëm. Zelensky tha se rreth një e treta e kësaj shume nevojitet për blerjen e dronëve gjatë muajve janar, shkurt dhe mars. Sipas tij, nëse porositë dhe pagesat nuk kryhen gjatë tetorit dhe nëntorit, Ukraina mund të përballet me vështirësi serioze në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Presidenti ukrainas i kërkoi Komisionit Evropian të përshpejtojë disbursimin e këstit të dytë të një kredie prej 90 miliardë dollarësh, e cila synon të ndihmojë Ukrainën të financojë nevojat e saj, përfshirë blerjet e armatimeve. Zelensky tha se...