Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2026 i është dhënë astrofizikani Francis Halzen, për punën e tij pioniere në zhvillimin e Observatorit të Neutrinove IceCube në Antarktidë. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi çmimin të martën në Stokholm, duke vlerësuar kontributin e Halzen në krijimin e një observatori gjigant që mundëson studimin e neutrinove, grimca subatomike të ardhura nga hapësira e thellë. Kryetari i Komitetit Nobel, Mark Pearce, tha se puna e Halzen ka hapur rrugën për një formë të re të astronomisë. “Këmbëngulja dhe vizioni i tij shkencor i kanë hapur rrugën një lloji të ri astronomie”, deklaroi Pearce. Halzen, profesor në Universitetin e Wisconsin-Madison, tha se marrja e çmimit ishte një “surprizë e madhe” dhe një kënaqësi e veçantë. Ai prezantoi idenë për...
Burimi:
javanews.al