Zbulohet letra e Brigitte Bardot, lë jashtë testametit bashkëshortin: Më shkatërroi për 30 vite
Një letër private e Brigitte Bardot, e shkruar në vitin 2022, ka zbuluar pakënaqësinë e thellë të aktores franceze ndaj bashkëshortit të saj, Bernard d’Ormale. “Për 30 vjet, më ke shkatërruar…, ditë pas dite”, i shkruante ajo, në një mesazh ku shprehte zhgënjimin për mungesën e dashurisë dhe mbështetjes gjatë martesës së tyre. Aktorja nuk i la asgjë në testament bashkëshortit të saj prej 33 vitesh. Pas vdekjes së saj, në moshën 91-vjeçare, në dhjetor të vitit të kaluar, Bernard d’Ormale u detyrua të largohej nga vila La Madrague në Saint-Tropez. Letra, e publikuar nga gazeta Le Figaro, përshkruan një marrëdhënie të mbushur me pakënaqësi. Në të, Bardot shkruante se kishte nevojë për një njeri që t’i ofronte butësi, mbështetje dhe të ndante me të...
Burimi:
kultplus.com