Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese e detyrës së kryetares për këtë subjekt politik. Këto zhvillime në PDK vijnë pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë. Hamza në një konferencë për media tha se nuk po jep dorëheqje nga PDK-ja, por vetëm nga pozita e kryetrarit.
Burimi:
kohajone.com