Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në magazinën që administronte në rrugën “Çamëria”, iu gjetën 1853 fishekzjarre pa licencë dhe dokumentacion përkatës. Dylber Koni dyshohet se u ka shitur këto lëndë piroteknike personave të maskuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Njoftimi i policisë: Tiranë Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme. Operacioni “Fireëorks 3”/Kishte magazinuar 1853 fishekzjarre, në ambientin që administronte te “Tregu Çam”, arrestohet 51-vjeçari. Sekuestrohen mallrat. ✅Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme. Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireëorks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin...