Zbulohen datat e reja të Panairit të Librit, ja kur do të mbahet

Zbulohen datat e reja të Panairit të Librit, ja kur do të mbahet

Panairi i Librit në Tiranë do të zhvillohet në datat 24-28 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve. Lajmi është bërë i ditur nga Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve, i cili ka konfirmuar datat e reja pas shtyrjes së aktivitetit. Vendimi për shtyrjen u mor për shkak të situatës aktuale të protestave, pasi ekzistonte shqetësimi se zhvillimet dhe klima e krijuar do të ndikonin në pjesëmarrjen e lexuesve në panair. Ymeri shprehet se organizatorët kanë shpresën që periudha e festave të fundvitit të sjellë më shumë qetësi dhe qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor. Panairi i Librit do të mbledhë sërish botuesit dhe autorët në Pallatin e Kongreseve, duke u ofruar lexuesve mundësinë të njihen me botimet e reja dhe...