No Image Available

ZBULOHEN 22 EMRA PËR BIG BROTHER VIP KOSOVA 5, FERO DHE VJOLLCA HAXHIU MES TË PËRFOLURVE

Një listë me 22 emra të mundshëm të banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” po qarkullon në rrjetet sociale, duke rritur kuriozitetin për sezonin e ri. Lista është publikuar nga opinionisti Olti Curri në Instagram dhe përfshin personazhe të njohur si Fero dhe Vjollca Haxhiu. Në të përmenden edhe Fuego, Liki, Antoneta Kuçi dhe disa figura të tjera të rrjeteve sociale. Deri tani, produksioni nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrat. Mbetet e paqartë nëse lista pasqyron kastin e vërtetë apo thjesht personazhet që po përfliten.   ntv.al