‘Zbor’ banorëve të Fushë-Krujës, rrëfimi i Ina Çekaj: U konfliktova me Artur Bushi dhe ai më vuri gjobë 13 mijë euro

‘Zbor’ banorëve të Fushë-Krujës, rrëfimi i Ina Çekaj: U konfliktova me Artur Bushi dhe ai më vuri gjobë 13 mijë euro

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Shuma financiare që varionin nga 2 milion lekë, deri në 20 milion lekë të vjetra, u janë marë banorëve të Fushë-Krujës nga e arrestuara Ina Çekaj, si pjesë e skemës së mashtrimit të saj për ti ndihmuar lidhur me dëmtimet në banesat e tyre nga tërmeti i Nëntorit 2019. Janë më shumë se 30 persona që kanë rënë viktima të këtij mashtrimi, ku disa prej tyre pasi kanë pritur për një kohë të gjatë, i janë drejtuar drejtorisë së policisë së Tiranës, ku kanë depozituar kallëzim penal ndaj Ina Çekaj. Kjo e fundit tashmë është arrestuar dhe lënë në masën e “Arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës. Ndërsa gjatë kontrollin në një zyrë ku ajo ishte e vetëpunësuar si...