Zbardhet projektligji i Qeverisë, masat aktuale të paraburgimit do të kalojnë në verifikim! Zbulohen procedurat dhe fazat

Zbardhet projektligji i Qeverisë, masat aktuale të paraburgimit do të kalojnë në verifikim! Zbulohen procedurat dhe fazat

Masat ekzistuese të sigurimit do të kalojnë në verifikim. Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nuk prekin vetëm masat e reja të sigurimit që do të caktohen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Drafti parashikon që edhe masat që janë vendosur më parë dhe vazhdojnë të jenë në fuqi do të kontrollohen nëse përputhen me kriteret e reja. Këtë e përcakton neni 105, “Dispozita kalimtare”, i cili u jep personave që ndodhen nën një masë sigurimi të drejtën të kërkojnë revokimin ose zëvendësimin e saj, nëse masa nuk përputhet me kushtet e ligjit të ri. “Personat që, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndodhen nën masa sigurie që nuk përputhen me kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga ky ligj, kanë...