Zbardhet dëshmia e Ermal Beqirit në Francë: Kam korruptuar shtetin, por askush nuk është në burg

Zbardhet dëshmia e Ermal Beqirit në Francë: Kam korruptuar shtetin, por askush nuk është në burg

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata në Amiens rrëzoi kërkesën e tij për lirim. Vendimi u shpall të premten, më 23 tetor, tri ditë pasi Dhoma e Hetimit kishte shqyrtuar kërkesën e biznesmenit për të dalë nga burgu. Beqiri, i cili jeton në një pronë të njohur si Château d’Auteuil, në Berneuil-en-Bray të departamentit Oise, kundërshton ekstradimin drejt Shqipërisë, ku përballet me dyshimet e SPAK-ut për përfshirje në një skemë të dyshuar që lidhet me tenderat publikë në fushën e teknologjisë së informacionit. Sipas hetimeve të SPAK-ut, Beqiri dyshohet të jetë një nga personat që kanë organizuar një rrjet për përfitimin e kontratave publike përmes shtrembërimit të konkurrencës dhe përdorimit të intimidimit. Këto janë dyshime të...