Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!
Ka nisur me debate komisioni i Shëndetësisë, ku pritej që ministrja Klodiana Spahiu të paraqiste përpara deputetëve projektbuxhetin e vitit 2027. Moslejimi i leximit të deklaratës nga kreu i këtij komisioni çoi në ndërprerjen e mbledhjes, ku në fillim u larguan socialistët. Por deputetët socialistë janë rikthyer dhe, pas largimit të Spahisë, mbledhjen e drejtoi nënkryetari Eduart Shalsi. Klodiana Spahiu tha: “Për vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë parashikohet të arrijë në 117.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4.7 miliardë lekësh, krahasuar me planin e vitit 2026. 84.2 miliardë lekë parashikohen për sektorin e shëndetësisë dhe 33.5 miliardë lekë për mirëqenien sociale dhe ish-të përndjekurit politikë”. Ndërkohë, shpenzimet e skemës së sigurimeve shëndetësore, të administruara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të...
Burimi:
javanews.al