Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Dy operacione policore të zhvilluara në Vlorë kanë çuar në zbardhjen e tre vjedhjeve në biznese dhe lokale, si dhe në kapjen e një personi të shpallur në kërkim për shkatërrim prone me zjarr. Në total, tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, të dyshuar si autorë të tre vjedhjeve të kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”. Për të njëjtat ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Në kuadër të operacioneve, policia kapi dhe arrestoi edhe shtetasin A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se...