“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

Ish-administratori i “Eco-Elb”, Leli Kaja, mohon akuzat për korrupsion, duke pretenduar se zarfin me 4 milionë lekë të vjetra ia kishin lënë në makinën e tij. Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e arrestit në shtëpi. Ish-administratori i kompanisë publike “Eco-Elb” në Elbasan, Leli Kaja, mohon akuzat e SPAK për korrupsion pasiv, duke pretenduar se nuk ka kërkuar dhe as nuk ka marrë para nga biznesmeni Artan Topi. Sipas tij, zarfin me 4 milionë lekë të vjetra e kishte gjetur në pjesën e pasme të automjetit të tij, pa pasur dijeni se kush e kishte vendosur aty. Kaja e ka mbrojtur këtë qëndrim edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila më 29 tetor 2026 vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit...