Yildiz: “Juventusi më mungon! Do të rikthehem në dhjetor”. Capello e kurorëzon: “Është Yamal i Serie A”

Yildiz: “Juventusi më mungon! Do të rikthehem në dhjetor”. Capello e kurorëzon: “Është Yamal i Serie A”

9 Nëntor 2026 13:12 Alfred Lleshi Kenan Yildiz u nderua me çmimin “Bulgarelli-Number 8”, në një ceremoni të zhvilluar në Bolonjë. Talenti turk i Juventusit ishte protagonisti i veçantë i eventit, ku kryetari i jurisë, Fabio Capello, e vlerësoi me superlative: “Bën gjëra që të tjerët as nuk i imagjinojnë. I mungon Juventusit, futbollit dhe spektatorëve. Ka fantazi dhe ua përcjell të tjerëve. Është Lamine Yamal i Italisë”. Yildiz, i cili po rikuperohet nga dëmtimi i kockës së pestë metatarsale të këmbës së majtë, konfirmoi se ndihet mirë dhe synon të rikthehet në dhjetor: “Faleminderit! Tani jam mirë dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë. Më mungon Juventusi dhe mezi pres të luaj përsëri. Sa për krahasimin me Yamal, e falënderoj shumë Capellon që vlerëson...