Yamal në gjurmët e Messit, pas 7 tentativash gjen golin e parë nga goditjet e dënimit
10 Shtator 2026 8:11 Alfred Lleshi Barcelona-Feyenoord dukej se do të ishte një tjetër fitore e thellë për skuadrën e Hansi Flick, por ndeshja la pas disa momente statistikore interesante. Gabriel Jesus shënoi golin e tij të parë me Barcelonën, ndërsa Adeyemi realizoi golin e parë në “Camp Nou”. Protagonisti kryesor ishte Lamine Yamal. 19-vjeçari, që mban numrin 10, veshi për herë të parë shiritin e kapitenit të Barcelonës në një ndeshje të Champions League. Më pas erdhi momenti tjetër historik: Yamal shënoi golin e parë direkt nga goditja e dënimit me fanellën e Barçës. Në mungesë të Raphinha, pas faullit ndaj Olmos, Fermín ia dorëzoi topin Yamalit, i cili goditi fort dhe përfitoi nga hapja e murit mbrojtës. Deri atëherë, Yamal kishte provuar 7...
Burimi:
telesport.al