Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një takim dypalësh në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të APEC-ut, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet mes dy fuqive, tregtia ndërkombëtare dhe çështjet kryesore të sigurisë globale. Xi i ka cilësuar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit si përgjithësisht të qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Trump. Gjatë takimit, udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë e ruajtjes së një marrëdhënieje konstruktive mes dy vendeve, duke nënvizuar se të dyja palët duhet të punojnë për të mbajtur lidhjet dypalëshe në drejtimin e duhur. “Ne kemi krijuar një përkufizim të ri të një marrëdhënieje konstruktive Kinë-SHBA të stabilitetit strategjik”, deklaroi Xi. “Jam shumë i vendosur në bindjen time për...
Burimi:
javanews.al