Xhixho: 34 milionë euro për KAYO-n, paratë e mbrojtjes përfunduan te biznesi i kuajve
Në një postim në rrjete sociale, deputetja e PL Erisa Xhixho denoncon atë që e cilëson si një skemë korruptive rreth KAYO-s dhe kompanive të lidhura me të. Xhixho ngre pikëpyetje mbi destinacionin e 34 milionë eurove të dhëna për industrinë e mbrojtjes dhe pretendon se paratë publike janë orientuar drejt bizneseve të lidhura me TIMAK, KAYO dhe Equos Resort. Ajo u shpreh se në këtë rrjet marrëdhëniesh shfaqen edhe emrat e Ron Yeffet dhe Ergys Agasit. Deputetja kërkon që SPAK të hetojë gjurmën e parave, kontratat, transfertat dhe pasuritë e përfshira, ndërsa ngre si çështje më vete përdorimin e një pasurie të kaluar te KAYO në dokumentacionin e një tenderi të TIMAK në Ukrainë. “SPAK duhet të hetojë Edi Ramën”, shkruan Xhixho, duke e...
Burimi:
syri.net