Xhaketa ikonike e Michael Jackson nga videoklipi “Thriller” del sërish në ankand, pritet të shitet për mbi 10 milionë dollarë
12 November, 2026 - 10:30 Xhaketa e kuqe prej lëkure, e veshur nga Michael Jackson në videoklipin legjendar “Thriller”, do të dalë sërish në ankand, me pritshmëri që çmimi i saj të kalojë shifrën prej 10 milionë dollarësh. Ankandi do të organizohet nga shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions më 7 dhjetor, në hotelin Rosewood Abu Dhabi, si pjesë e aktivitetit treditor “Celebrity & Pop Culture Experience”, transmeton KultPlus. Përveç xhaketës ikonike, në ankand do të ofrohet edhe dorashka e zbukuruar me gurë shkëlqyes, të cilën Jackson e veshi gjatë performancës së tij të famshme në Motown 25, ku për herë të parë prezantoi lëvizjen legjendare të vallëzimit “Moonwalk”. Të dyja objektet përfaqësojnë momente të rëndësishme të karrierës së Mbretit të Popit dhe mbeten ndër simbolet...
Burimi:
kultplus.com