Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ditën e sotme, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së. Vuçiç tha se e kishte planifikuar qëllimisht fjalimin e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni, konkretisht nga Shqipëria e Kosovë. Ai i cilësoi si të papranueshme reagimet e liderëve të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të rajonit. Artikulli i medias serbe: “Po prisja të shihja deklaratat e të gjithëve dhe që ju të shihnit se me çfarë problemesh po përballet Serbia sot dhe sa shumë hipokrizi po përballemi”, tha Vuçiç. Fillimisht, ai lexoi reagimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu “trishtim të thellë” për vendimin...
Burimi:
javanews.al