Vuçiç “i hedh benzin zjarrit”: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se ka marrë informacione të reja lidhur me vendimin që pritet të shpallet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vuçiç tha se rreth dy javë më parë kishte marrë informacion se Thaçi mund të dënohej me një masë që do të mbulonte periudhën e kaluar në paraburgim. Megjithatë, sipas tij, pas vizitës së fundit në Paris dhe bisedave me disa liderë europianë dhe ndërkombëtarë, ka marrë sinjale të tjera për një vendim të mundshëm. “Pas katër ditësh do të shohim se kush ka të drejtë”, është shprehur Vuçiç, duke theksuar se nuk mund të parashikojë se cili do të jetë vendimi përfundimtar. Thaçi, së bashku me...
Burimi:
ntv.al