Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Një nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Drizë të Fierit ka bërë bashkë thuajse të gjithë komunitetin e nxënësve dhe mësuesve të Fierit. Nxënësi 11-vjeçar po përballet me leuceminë dhe ndodhet i shtruar në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por shokët dhe shoqet e klasës dhe të shkollës, të mbështetur edhe nga mësuesit, kanë apeluar për ndihmë për të mundësuar kurimin e nxënësit. Këtij apeli i janë përgjigjur edhe 11 institucione të tjera arsimore. Nisma lindi për t’i qenë pranë Eraldit në këto momente të vështira që po kalon. Ai është nxënës i shkollës sonë dhe nuk mund të qëndronim indiferent në këtë situatë”, tregon për A2 CNN Aurora Goga, mësuese në Fier. “Ishte një lëvizje shumë emocionuese. Shumë...