Vrau të atin me lak teli, nëna pastroi gjurmët e krimit, Prokuroria Fier i dërgon në gjyq
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti Ramën, si dhe nënën e saj, V.R., për fshehjen e gjurmëve të krimit. Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 23 korrik 2025, në banesën e familjes në fshatin Frashër të Patosit, ku Ermalinda Rama dyshohet se i shtrëngoi të atit qafën me një lak teli, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia. Pas ngjarjes, nëna e saj dyshohet se pastroi ambientin ku u gjet viktima dhe lau trupin e tij, me qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës. Prokuroria bën me dije se përfundimet mbështeten në deklarimet e administruara, ekspertimin mjeko-ligjor, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe provat e...
Burimi:
syri.net