Vrau nënën dhe plagosi babain me sqepar, si nisi krimi nga një sherr mes vëllezërve
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në Lushnjë. Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu, u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Hetuesit po verifikojnë edhe një ngjarje të mëparshme,...
Burimi:
ntv.al