Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme në Deçan. Klan Kosova raporton se arrestimi është realizuar pas një takimi me familjarët, ndërkohë që detaje të tjera nga operacioni priten të bëhen publike në vijim. Arlinda Zekaj i është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme duke lënë pas djalin e mitur 12 vjeç. Ajo mbylli sytë përgjithmonë tre ditë më parë në Vitomiricë të Pejës pasi u qëllua me sëpatë nga ish-kunati i saj. Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta. Rasti ka tronditur opinionin publik në Kosovë, veçanërisht për shkak të raportimeve se e ndjera kishte kërkuar më herët ndihmën e institucioneve dhe kishte denoncuar dhunën. Ish-bashkëshorti i saj E. S.,...