Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg të eksaduarit nga SHBA
Gjykata e Fierit vendos t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Më herët, në seancën e javës së shkuar, gjyqtarja A. Tusha vendosi ta shtynte gjyqin deri në datën 12 tetor (sot), për të kërkuar mendim nga Gjykata e Lartë në lidhje me kërkesën e 51-vjeçarit Sokol Hoxha për “konstatimin e parashkrimit të dënimit penal”, pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vitesh. Vendimi i dhënë sot nga gjyqtarja Tusha erdhi në harmoni me kërkesën e prokurores së çështjes, M. Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjyqtares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe...
Burimi:
kohajone.com