Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!
Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024. Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve. Gjykata e ka deklaruar fajtor Mastorën për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, duke e dënuar me 30 vite burg. Periudha e kaluar në paraburgim...
Burimi:
javanews.al