Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

Pamjet e filmuara me dron tregojnë vendin ku u krye atentati ndaj Artan Myrtajt, paraditen e kësaj të hëne në Sarandë, ku mbeti i plagosur edhe një kalimtar. Siç shihet nga pamjet, vendi i atentatit ndodhet vetëm rreth 76 metra larg Komisariatit të Sarandës. Artan Myrtja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autorët e dyshuar, të cilët raportohet se lëviznin me motor, janë ende në kërkim. Policia ka ngritur tre postblloqe në rrugët që lidhin Sarandën me qytetet e tjera, në përpjekje për kapjen e autorëve. youtube.com/watch?v=ZpGxILu1XFU&source_ve_path=MTE3NjA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fzoom.al%2F