Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për dosjen e vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Në kuadër të kësaj, SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin. Gjithashtu SPAK ka kërkuar për Luftar Reçin 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ata akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Vrasjet për të cilat u krye hetimi kanë ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Gjatë...