Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit, kanë mohuar autorësinë gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe djali i saj, Gazmir Fiku, 33 vjeç, mësohet se janë shprehur para gjykatës se nuk kanë lidhje me ngjarjen. “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, kanë deklaruar ata. Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Dibrës dhe, sipas raportimeve, ka vijuar për rreth dy orë. Deri në momentin e raportimit nuk ishte marrë ende një vendim për masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 61-vjeçari Urim Fiku. Policia njoftoi arrestimin e bashkëshortes dhe djalit të tij një ditë pas...
Burimi:
javanews.al